Polici hero zviceran, e shpëton fëmijën nga ngulfatja

by admin
Spread the love

Një oficer policie nga Policia Rajonale e Lenzburgut në Zvicër, javën e kaluar i shpëtoi jetën një fëmije me aksionin e tij. Ai kishte gëlltitur kapakun e një shishe PET dhe kërcënohej të mbytej

Oficeri i policisë në fakt, pasi e kishte kryer punën, kishte marr rrugën e shtëpisë, siç njoftoi qyteti i Lenzburgut të hënën, transmeton portali Shtegu. Ai dëgjoi një telefonatë urgjence në radio: një fëmijë i cili ishte pak më pak se një vjeç, ishte gati të mbytej nga një objekt që e kishte gëlltitur. Meqenëse ai kishte një distancë më të shkurtër udhëtimi sesa ambulanca e alarmuar dhe patrulla më e afërt e policisë në dispozicion, ai ishte i pari që mbërriti në vend.
Qyteti i Lenzburgut vazhdon të shkruajë se fëmija lëshonte zhurma mbytëse dhe mesa duket nuk mund të merrte më frymë. Duke përdorur manovrat e njohura të shpëtimit në raste të tilla për foshnjat, polici u përpoq të hiqte objektin e huaj. Por ai nuk ia doli në fillim. Megjithatë, kur shikoi në fyt të fëmijës, ai ka mundur të shohë një kapak të bllokuar në pjesën e pasme të një shishe PET. Më pas sërish vazhdoi me nismën e tij dhe më në fund ia hoqi kapakun fëmijës.

Ai jo vetëm që ishte në vendin e duhur në kohën e duhur, thotë Ferdinand Bürgi, komandanti i Policisë Rajonale të Lenzburgut, por edhe veproi menjëherë drejt dhe kështu i shpëtoi jetën fëmijës. Bürgi: “Unë jam krenar për kolegun tim dhe atij i shprehi vetëm lëvdata të mëdha”. Ambulanca që mbërriti më vonë e ekzaminoi vogëlushin dhe ka mundur ta kosntatojë shëndetin e mirë.

You may also like