Pogba shqetëson Juventusin, largohet nga stërvitja duke çaluar

by admin
Spread the love

Kanë nisur problemet e para të Max Allegrit me Juventusin. Në përgatitjet që po kryejnë bardhezinjtë në Amerikë, një prej lojtarëve kryesorë ka lënë stërvitjen për shkak dëmtimi.

Bëhet fjalë për yllin e mesfushës Paul Pogba i cili është detyruar të largohet herët nga seanca stërvitore. Ai ka shqetësuar edhe më shumë stafin mjekësor pasi është larguar duke çaluar për një dhimbje në gju.

Megjithatë, për të qetësuar të gjithë ka qenë vetë Paul Pogba i cili u shpreh se nuk ka asnjë gjë serioze. Sakaq, mjekët e Juventusit po kryejnë ekzaminimet e mëtejshme për të shmangur një ndalesë të gjatë të francezit. /oversport.tv

Foto: Juventus, Facebook

You may also like