Pogba nuk ka vendosur për të ardhmen, PSG konkurron dy gjigantët europian

by admin
Spread the love

E ardhmja është ende e paqartë për Paul Pogba. Mesfushori francez i Manchester United është pranë përfundimit të kontratës me klubin nga Old Trafford në fund të sezonit dhe do të jetë një nga protagonistët e merkatos së verës së ardhshme. Radha e klubeve të interesuara, natyrisht, është e gjatë dhe e pasur.

Në pole position qëndron Paris Saint-Germain, i cili dëshiron të rikthejë në Francë mesfushorin, ndeshja e fundit e të cilit në një kampionat francez daton në ekipin e të rinjve me Le Havre. Parisienët janë gati t’i ndërtojnë “ura prej ari” Pogbasë, por deri më tani nuk kanë mundur dot ta finalizojnë marrëveshjen.

Sipas asaj që raport Daily Mail, në fakt Pogba ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. Këtu përfshihet edhe qëndrimi te Manchester United që në rast të një trajneri tjetër, Pogba mund të qëndroj në Old Trafford. Megjithatë, pas tij qëndrojnë edhe Juventusi me Real Madrid. Por sidoqoftë, në “pole position” është PSG. /oversport.tv

Foto: Paul Pogba Twitter

You may also like