Pogba: Momenti i duhur për tu kthyer te Juve, duhet të rimarr vendin që më takon

by admin
Spread the love

“Më pëlqen të mendoj dhe të them që ishte zemra ime ajo që zgjodhi, ishte momenti i duhur për tu kthyer këtu”. Kështu komenton rikthimin te Juventusi në një intervistë për “GQ Italia” Paul Pogba.

Mesfushori francez ka folur edhe për vitet e fundit në Mançester: “Tre sezonet e fundit, të kushtëzuara edhe nga dëmtimet, nuk shkuan ashtu siç doja dhe kjo nuk është një mister. Mendova që ky ishte momenti i duhur për tu bashkuar me Juventusin dhe të rimarrim vendin që na takon dhe të kthehemi të fitojmë”.

“Herën e parë që erdha në Torino isha më i ri. Tani jam rritur si brenda edhe jashtë fushës. Kur isha te Juventusi kisha lojtarë ekspertë pranë meje, tani shoh veten dhe mendoj që jam bërë si këta lojtarë: Pirlo, Buffon, Chiellini. Tani më takon mua të bëj atë që kanë bërë ata”, ka thënë mes të tjerash Pogba, që vazhdon rehabilitimin pas operacionit në gju. / Oversport.tv

Foto: JuventusFC Twitter

You may also like