Pogba me valixhe në dorë, United gjen zëvendësuesin e francezit te Lazio

by admin
Spread the love

Paul Pogba mund të jetë përforcimi që kërkon Allegri për të rritur cilësinë e mesfushës së Juventusit, por duket se Manchester United po mendon që tani për të zëvendësuar francezin.

Sipas asaj që shkruan “BBC”, përveç Frenkie de Jong të Barcelonës, “djajtë e kuq” po punojnë për të bërë të vetin edhe Sergej Milinkovic-Savic të Lazios.

Serbi, që po zhvillon sezonin e tij më të mirë për sa i takon golave të shënuar, është i gatshëm që të bëjë hapin e madh në karrierë dhe do të pranonte me kënaqësi ofertën e klubit anglez, por nuk mungon as interesimi i PSG-së. Bardhekaltërit kërkojnë të paktën 70 milionë euro që të lënë të lirë mesfushorin. / Oversport.tv

You may also like