Pogba “konfirmon” rikthimin, tjetër mesazh i francezit për Juventusin,

by admin
Spread the love

Paul Pogba vijon të dërgojë mesazhe në drejtim të Juventusit. Mesfushori francez i cili është gjithmonë e më pranë rikthimit në Torino, ka folur së fundit për situatën e tij duke entuziasiazmuar edhe njëherë tifozerinë bardhezi.

“Nëse jam i sinkronizuar me skuadrën, tifozët, me një klub që më njeh dhe më do, edhe unë si çdo futbollist mund të japë më të mirën nga vetja.”- u shpreh Pogba.

Ndërkohë në lidhje me të ardhmen, ish-futbollisti i Manchetser United preferon të lërë hapësira për interpretim. “Po marr kohën që më duhet, po mendohem dhe po studioj situatën. Dua më të mirën, dua të luaj futboll dhe të jem vetvetja” – janë fjalët e Pogba i cili përtej deklaratave do të vishet sipas të gjitha gjasave përsëri bardhezi.

Ndërsa mungojnë vetëm detajet e kontratës, francezi dhe klubi torinez kanë gjetur akordin për një bashkëpunim të ri 3 vjeçar me një pagë prej 7.5 milionë eurosh në sezon. Sipas Corriere dello sport, 29-vjeçari ka kryer një pjesë të vizitave mjekësore në Shtetet e Bashkuara atje ku ndodhet aktualisht me pushime.

Pogba po kontrollon gjendjen e tij fizike pas një sezoni të ngarkuar dhe të shoqëruar edhe me disa dëmtime të vogla ndërkohë që në Itali e konsiderojnë të sigurt prezantimin nga ana e Juventusit në ditët në vazhdim. /oversport.tv

Foto: Manchester United, Facebook

You may also like