Poem Blu e “bënë bisedën” më qesharake me stërgjyshen e saj

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Poem Blu Vula, vogëlushja që tani ka bërë një emër mjaft të njohur në rrjet.

Siç e dini është vajza e reperit Ledri Vula dhe blogeres Sara Hoxha, shkruan “Kosovarja”.

Dyshja u bënë prind për herë të parë duke iu lindur Poem më 14 dhjetor vitit të kaluar, Poem po ashtu ishte edhe mbesa e parë në familjen e artistit, Ledri.

Dashurinë e madhe për të e tregojnë në çdo foto dhe video veçanarisht gjyshja e saj, moderatorja e “Diçka po zihet”, Xheraldina Vula.

Së fundi, prezentuesja e ka publikuar një foto të Poem derisa është në prehërin e stërgjyshes duke qeshur me të madhe.

Në mbishkrimin e kësaj fotografie Gjeri ka shkruar kinse Poem është duke bërë bised me stërgjyshen.

Poi: “hahaha, ele babi jem e ka ba qiqin ne pempelsha a?”
Madhja: “po edhe ai ka qene i vogel si ti”, ishte biseda qesharake që ka bërë ajo në imazhin e ëmbël.


You may also like