Podujevë: Të shtëna me armë zjarri, plagoset një person

by admin
Spread the love

Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur sonte në Podujevë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 20:00 në rrugën “Zahir Pajaziti”.

Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

Borovci tha se i plagosuri është dërguar në Qendren Klinike dhe Universitare.

“Sot rreth orës 20:00, është pranuar informacioni për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka marrë plagë nga arma zjarrit. I njëjti është dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”- tha Borovci.

You may also like