Pochettino: Nuk ka favorit, PSG ka 50 vite që kërkon të fitojë Champions League

by admin
Spread the love

Do të jetë një finale e vërtetë edhe për Mauricio Pochettinon ndeshja ndaj Real Madridit. Tekniku i PSG ka dhënë konferencën për shtyp në prag të supersfidës, ku ndër të tjera foli për gjendjen e Messit dhe tha se nuk ka asnjë ekip favorit në këtë takim.

PORTIERI- “Nuk ka rëndësi kush do të luajë, ne kemi dy portierë të mirë dhe pas shtatë muajsh punë sigurisht që nuk kemi ndërmend të ndryshojmë kriteret e përzgjedhjes që kemi miratuar deri më tani”.

EKIPI FAVORIT- “Unë mendoj se presioni është i njëjtë për të dyja skuadrat. Ne e respektojmë Realin, e dimë se është një nga klubet më të rëndësishme në botë. Ajo që Real Madridi ka bërë në Champions League flet vetë.

Nuk është çështje lojtarësh apo trajnerësh, por të stabilitetit dhe forcës së klubit. Nesër nuk ka favorit, PSG-Real mund të ishte finalja e këtij kompeticioni. Klubi ynë ka 50 vjet që pret të fitojë Championsin, është e qartë që ne duam kalojmë dhe të eliminojmë Realin”.

MESSI- “Këto janë ndeshje të rëndësishme, Leo po bën mirë dhe mund të japë shumë si individualisht ashtu edhe brenda lojës ekipore”.

TIFOZËT- “Tifozët tanë do ta mbështesin ekipin, kjo është gjëja më e rëndësishme për ne sepse ne kemi nevojë për ta”.

MESAZH EKIPIT- “U kërkoj lojtarëve të mi të kenë ide të qarta dhe të mos kthehen prapa. Duhet të jemi të bindur se jemi në rrugën e duhur për të konkurruar dhe të jemi të vetëdijshëm për talentin tonë”. /oversport.tv

You may also like