Pochettino: Një paraqitje e jashtëzakonshme, lojtarët ishin fantastikë

by admin
Spread the love

Një fitore në frymën e fundit dhe Mauricio Pochettino nuk mund ta fshehte dot lumturinë që kishte pas ndeshjes. Tekniku i PSG komentoi rezultatin pas përfundimit të takimit, ku ndër të tjera u shpreh shumë i lumtur dhe tha se lojtarët e tij bënë një paraqitje të jashtëzakonshme.

“Ishte një paraqitje e jashtëzakonshme, jam shumë i lumtur për lojtarët. Mendoj se e merituam fitoren. Në minutën e fundit, në aksionin e fundit, ishte mirë. Por pastaj kenaqemi vetëm për disa sekonda, sepse në mendjen tonë themi; ‘ok për tre javë ne kemi ndeshjen e kthimit’.

Mendoj se Real Madridi është një ekip i jashtëzakonshëm, një ekip shumë i mirë dhe është gjithmonë e vështirë të luash atje. Por nëse tregojmë këtë lloj performance dhe këtë nivel, mendoj se mund të shpresojmë te kualifikimi.

Është e rëndësishme për ne, për besimin dhe tani kemi tre javë për t’u përgatitur për ndeshjen. Mendoj se është gjithmonë më mirë kur ke një ndjenjë të tillë, është gjithmonë më e lehtë.

Tifozët ishin fantastikë dhe sigurisht që ishte mbështetje dhe energji e pabesueshme, por edhe lojtarët ishin fantastikë. Kjo lidhje duhet të jetë gjithmonë në fushë, gjithmonë për 95 minuta, sepse është vërtet shumë e fuqishme”. /oversport.tv

Foto: psg.fr

You may also like