Pochettino: Nëse doni të shpjegoni se çfarë është futbolli, thoni Leo Messi

by admin
Spread the love

Trajneri i PSG, Mauricio Pochettino u ndal në konferencën e tij për shtyp për të komentuar situatën e dy portierëve të ekipit, si dhe i doli në mbrojtje Lionel Messit për kritikat e shumta që ka pasur në ditët e fundit.

“Ne marrim vendime ndeshje pas ndeshjeje. Ai që luan është numri një dhe tjetri në pankinë. Ndonjëherë numri një është Navas, herë të tjera është Donnarumma.

Mendoj se janë në gjendje të mirë dhe dy portierët kanë luajtur pothuajse të njëjtat ndeshje. Navas ka luajtur tre më shumë se Donnarumma. Në këtë rast, duke pasur dy portierë të mirë, besojmë se ky menaxhim është më i miri. Nuk kemi vendosur ende se kush do të jetë në portë kundër Nantes. Nesër do ta bëjmë zgjedhjen dhe do t’ia komunikojmë skuadrës”.

KRITIKAT NDAJ MESSIT- “Leo Messi është lojtari më i mirë në botë. Një lojtar si ai, me përvojën e tij dhe atë që përfaqëson, është vetë futbolli. Nëse doni t’i shpjegoni dikujt se çfarë është futbolli, thoni se është Leo Messi.

Mosrealizimi i një penalltie nuk ndikon në asnjë mënyrë besimin që kemi tek ai, është e pamundur. Dhe ata që mendojnë në këtë mënyrë nuk e kuptojnë këtë sport. Jam i kënaqur me paraqitjen e tij, ai luajti mirë”. /oversport.tv

Foto: psg.fr

You may also like