Pochettino: E padrejtë të kritikosh Messin, është në një nivel me Maradonën

by admin
Spread the love

Sezonin e fundit kritikat ndaj Messit kanë qenë të shumta. Transferimi në Paris nuk rezultoi ashtu si pritej duke krijuar shumë zhgënjim në radhët e tifozëve. Megjithatë, “Pleshtit” i ka dalë në mbrojtje tekniku i tij, Mauricio Pochettino, që e vendosi yllin argjentinas përkrah legjendës Armando Maradona.

“Të kritikosh Messin është e padrejtë”, tha Pochettino përgjatë një interviste për Europa1. “Messi ka mjaftueshëm talent për të realizuar atë që duhet dhe do ta bëjë këtë gjë sezonin e ardhshëm, që do të jetë totalisht i ndryshëm për të.

Ky ishte një vit leksioni për të. Duhet të kemi parasysh edhe ndryshimet e shumta që ka përjetuar personalisht dhe së bashku me familjen. Edhe një futbollist mund të ndikohet.

Nuk mund të flasësh kështu për Messin, është njësoj si të flasësh për Maradonën. Nuk po flasim për një lojtar dosido. Messi është në të njëjtin nivel me Maradonën”. /oversport.tv

Foto: psg.fr

You may also like