Pochettino buzëqesh para sfidës me Realin, rikthehet me ekipin ylli i sulmit

by admin
Spread the love

Champions League do të nisë këtë mesjavë fazën me kualifikim direkt, ku një nga shumë superndeshjet do të jetë edhe PSG-Real Madrid. Për këtë sfidë, trajneri i francezëve, Mauricio Pochettino ka marrë nga infermieria një lajm të mirë dhe një lajm të keq.

Sipas asaj që raporton L’Equipe, lajmi i mirë lidhet me rikthim e një tjetër ylli në dispozicion të tij. Bëhet fjalë për Neymar që mund të jetë i gatshëm për supersfidën e të martës. Ai mungon për PSG që nga data 28 nëntor, por tashmë është rikthyer të stërvitet me grupin dhe do të grumbullohet.

Lajmi i keq për Pochettinon është mungesa e rëndësishme që do të ketë në mbrojtje. Vazhdojnë problemet për Sergio Ramos dhe nuk do të ketë një sfidë kundër ish-ekipit të tij për momentin. Ai vazhdon të ndjejë dhimbje nga dëmtimi që ka pësuar dhe nuk do të jetë në gjendje të zbresë në fushë me francezët. /oversport.tv

You may also like