Po vjen brendi “Her Beauté” nga Jerina Dili

by admin
Spread the love

Thuhet: “Gjërat e bukura nuk e përballojnë përshkrimin”. Por, puna dhe pasioni i Jerina Dilit për botën e së bukurës është krejt i rrallë, andaj arsyetohet çdo lloj përshkrimi për të dhe punën që bënë.

Jerina Dili është make-up artiste dhe influencere e njohur, që në hapësirën e saj në Instagram përditë shfaq pasionin për grimin dhe të bukurën në përgjithësi.

Që kur ishte e vogël kishte dëshirë të madhe për tu grimuar, madje ëndrra e saj ishte të bëhej kjo që është sot.

Jerina Dili së shpejti lanson brendin e saj ekskluzive me produkte që kanë të bëjnë me botën e së bukurës.

Pas tre vitesh punë, Jerina Dili realizon ëndrrën për ti pasur produktet e personalizuara që vijnë nën markën “Her Beauté”.

 


You may also like