Po pastrohen pusetat në territorin e qytetit të Shkupit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Ekipet e NP Ujësjellësi dhe kanalizimi – Shkup nga sektori i kanalizimit, prej sot në mëngjes janë në terren dhe po i pastrojnë pusetat në territorin e qytetit të Shkupit, me qëllim që sistemi të jetë i gatshëm t’i pranojë ujërat pas shkrirjes së borës dhe funksionimit normal të kanalizimit atmosferik.

“Ekipet e NP Ujsëjellësi dhe kanalizimi – Shkup, do ta ndjekin gjendjen dhe do të vazhdojnë me aktivitetet në terren gjatë ditës së sotme, si dhe gjatë fundjavës”, qëndron në kumtesën e ndërmarrjes.


You may also like