Po ngiste veturën një 14 vjeçar, aksident në rrugën rajonale Shkup-Tetovë

by admin
Spread the love





Dje rreth orës 01:20 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën rajonale Shkup – Tetovë, në afërsi të një pompe të benzinës në fshatin Arnakija, Shkup, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti të udhëtarëve “Pezho” me targa të Shkupit, i drejtuar nga një djalë 14-vjeçar nga Shkupi dhe automjeti “Reno” me targa të regjistrimi Tetovë, i drejtuar nga A.S.(19) nga Shkupi, i cili është larguar nga vendi i aksidentit.

Lëndime të rënda kanë pësuar drejtuesi i mjetit “Pezho” dhe pasagjeri i tij 14 vjeç, të konstatuar në Klinikën “Nënë Tereza”, ndërsa lëndime trupore ka pësuar dhe pasagjeri tjetër 14 vjeç, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”.

Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik, ndërsa në vendin e ngjarjes janë kryer kontrrolle.







Artikulli paraprakShkup, mësuesja sulmon fizikisht një nxënëse
Artikulli tjetër​UNICEF: 11 milionë fëmijë në Jemen varen nga ndihmat humanitare




You may also like