Po i bashkohej kombëtares, aksident i frikshëm rrugor për portierin e njohur

by admin
Spread the love

Portieri i Kamerunit, Andre Onana i ka mbijetuar një aksidenti të frikshëm automobilistik teksa po udhëtonte drejt grumbullimit në kombëtare. 25-vjeçari i Ajax-it po udhëtonte nga kryeqyteti Yaounde për në kampin stërvitor të kombëtares së tij në Douala, kur ndodhi aksidenti, mëngjesin e sotëm.

Për fat të mirë, raportet thonë se portieri ka shpëtuar i padëmtuar nga përplasja e makinave. Nga përplasja nuk ka patur dëme të tjera përveç automjeteve.

Kjo do të thotë se Onana do të jetë ende në dispozicion për ndeshjen e vështirë të Kamerunit në “play-off”-in e Kupës së Botës me Algjerinë.

Onana së fundi ka bërë të ditur se nuk do të nënshkruajë kontratë të re me Ajax-in. Ai do t’i bashkohet Interit nga kjo verë. Me gjigantët holandezë ka fituar dy tituj të Eredivisie nga viti 2016, ku zbarkoi aty.

You may also like