‘Po flet si një 12-vjeçare’, Efi dhe Filloreta nuk gjejnë paqe, kapen keq me njëra-tjetrën

by admin
Spread the love

Në puntatën e sotme të “Përputhen Prime” Filloreta dhe Efi u përballën me njëra-tjetrën, pas tensioneve të vazhdueshme.

Dyshja debatuan ashpër, duke mos e gjetur gjuhën e përbashkët. Sipas Filloretës, Efi ndërhyn në çdo gjë.

Filloreta: Ti ke ndërhyrë në çdo gjë, unë s’të kam ndërhyrë.

Efi: Unë kam përballë një gocë që ka një lloj moshe dhe unë dua të debatoj.

Filloreta: Unë debatoj e them çfarë të dua unë.

Efi: Në momentin që ti thua kështu bie që unë kam të bëj me një 12-vjeçare

Filloreta: Ti je X për mua.

Filloreta shtoi se Efi kërkon vetëm vëmendje dhe se interesi i saj për Mevlanin ka filluar kur ajo u bë pjesë e programit. Në fund ajo u largua nga përballja duke i bërë Efit shenjën e X-it (njëjtë dhe nga Efi).


You may also like