Po e priste me emocione Botërorin e parë, kapiteni i Valencias merr lajmin e keq

by admin
Spread the love

Jose Gaya e priti me gëzim të madh ftesën e trajnerit Luis Enrique për të përfaqësuar Spanjën në Kupën e Botës Katar 2022, por kapiteni i Valencias ka humbur pjesëmarrjen në Botërorin e tij të parë si pasojë e një dëmtimi që pësoi përpara miqësores ndaj Jordanisë.

Anësori i majtë, i cili muajin e kaluar rinovoi deri në vitin 2027 me skuadrën e zemrës, ndrydhi kyçin e këmbës në seancën e fundit stërvitore përpara takimit të fituar 3-1 ndaj Jordanisë, sfidë të cilën e ndoqi nga stoli.

Shtypi iberik raporton se Gaya nuk mund të japë kontributin e tij te Spanja dhe do të rikthehet në vendlindje për të nisur fazën e rikuperimit. Dhimbje koke për trajnerin Luis Enrique, i cili pritet ta zëvendësojë liderin e ekipit të Gattusos me 19-vjeçarin Alejandro Balde të Barcelonës.

Spanja luan ndeshjen e parë në Katar 2022 më 23 nëntor ndaj Kosta Rikës. Dy kundërshtarët e tjerë të djemve të Luis Enrique-s në grupin E janë Gjermania dhe Japonia./ Super Sport


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like