Po bënte video për Tik-Tok: një vajzë 17-vjeçare pësoi djegie të rënda në një prej vagonëve të trenit në Shkup

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Në ora 13:41 në MPB Shkup është raportuar se në stacionin hekurudhor Maxhari, mbi një vagon, ka ardhur në ndesh me rrymën elektrike, ku është lënduar një vajzë e moshës 17 vjeçare.

Në vendngjarje kanë dalë efektivët e policisë, Shërbimi i Urgjencës Mjekësore dhe E mitura është dërguar në Qendrën Emergjente për ndihmë mjekësore.

Nga aty kanë thënë se vajza është në gjendje stabile, por me shkallë dhe përqindje të lartë të djegies në trup.

Ngjarja ka ndodhur teksa ajo po regjistronte një video Tik-Tok, u tha vajza autoriteteve hetimore.


You may also like