“Po bëhet gjithmonë e më i mirë”/ Armando Broja çmend anglezët dhe trajnerin

by admin
Spread the love

Pas fitores ndaj West Ham me shifrat 2-3, trajneri i Southampton, Ralph Hasenhuttl ka komentuar atë sukses që ishte i pari për “shenjtorët” në transfertë.

Tekniku austriak u ndal edhe te Armando Broja, sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë luajti për 80 minuta dhe ishte një nga protagonistët kryesor në këtë fitore.

Broja po duket gjithnjë e më mirë çdo javë te Southampton. Në stadiumin e Londrës, ai u shkaktoi probleme të pafundme skuadrës kundërshtare, duke fituar penalltinë e pjesës së dytë të konvertuar nga Ward-Prows.

Ndërkohë gazetari e ka pyetur trajnerin Hasenhutl nëse habitet me performancën e sulmuesit:

Jeni i habitur në formën e mirë të Armando Broja-s?

“Jo, nuk jam i habitur. I di cilësitë e tij, është i shpejtë dhe është kërcënim me topin. Po bëhet gjithmonë e më i mirë, jam i lumtur që mori penalltinë, mund të kishte shënuar aty. Tani na pret një ndeshje zjarr ndaj Totenhemit, nuk ka shumë kohë për përgatitje. Do të ikim me autobuz dhe aty do të nisi studimi për rivalin tjetër”.

Si do të përgatiteni për një ndeshje tjetër kaq shpejt?

“Si të gjitha skuadrat e tjera, ne shkojmë në shtëpi dhe analizojmë ndeshjen në autobus dhe mendojmë për skuadrën e radhës, shohim se kush është në formë, kush ka problem dhe përpiqemi të gjejmë formën dhe lojtarët e duhur për ndeshjen e ardhshme”.

You may also like