“Po bëhen vaksina të skaduara”, Manastirliu-Berishës: Gënjen, vaksinat të sigurta

by admin
Spread the love

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë reaguar pas akuzave të bëra sot nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha,i cili tha se qytetarëve po iu injektohen vaksina të skaduara anti-Covid.

Në reagimin e saj në rrjetin social “Facebook”, Manastirliu shkruan se Sali Berisha ka gënjyer, ndërsa iu drejtohet qytetarëve duke thënë se “vaksinat janë të sigurta dhe të çertifikuara nga institucionet ndërkombëtare të sigurisë dhe cilësisë së barnave, FDA dhe EMA”.

Sali Berisha e përdori dhe një herë dritaren e Facebook-ut, për të gënjyer.

Nuk do t’ia vlente t’i përgjigjeshim gënjeshtrave të tij, të cilat në jo pak raste ka filluar i fshin edhe vetë kur ndokush ia vë në dukje marrëzinë e radhës.

Por, gënjeshtrat që Sali Berisha shpërndan pa pikën e përgjegjësisë, ndikojnë mbi shëndetin e qytetarëve dhe masat parandaluese që ata duhet të marrin në kushtet e Pandemisë.

Në lidhje me gënjeshtrën e fundit, sipas të cilës qytetarëve po u bëhen vaksina të skaduara, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dëshiron të informojë qytetarët si vijon:

Vaksinat janë të sigurta dhe të çertifikuara nga institucionet ndërkombëtare të sigurisë dhe cilësisë së barnave, FDA dhe EMA.

Shtyrja e afatit të vaksinave sipas një kalendari që lidhet me kohën e prodhimit është bërë për të gjithë shtetet e botës nga kompania Pfizer/BionTech dhe është miratuar nga FDA dhe EMA.

U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e përpjekjeve dezinformuese që synojnë ta përdorin shëndetin e tyre për politikën e ditës, por t’u referohen vetëm institucioneve që kanë përgjegjësinë të mbrojnë shëndetin e tyre”,-shkruan Manastirliu në reagimin e saj./Opinion.al

You may also like