PNOM PEN – Ukraina: Rusia po luan lojën e urisë me botën

by admin
Spread the love

PNOM PEN, 12 nëntor /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba lavdëroi sot liderët e Azisë Juglindore për dërgimin e një mesazhi mbështetjeje politike për Kievin dhe tha se Rusia po luante lojën e urisë me botën.

”U bëj thirrje të gjithë anëtarëve të ASEAN-it që të ndërmarrin çdo metodë të mundshme për të ndaluar Rusinë të luajë lojën e urisë me botën”, tha Kuleba.

Ministri i Jashtëm, rus Sergei Lavrov është në mesin e atyre që marrin pjesë në samitin e ASEAN, por Kuleba tha se Lavrov nuk kishte kërkuar një takim me të.

“Nuk ka asnjë tregues të vetëm që Rusia po kërkon sinqerisht negociata”, tha Kuleba.

Kuleba iu drejtua gjithashtu traktatit kryesisht simbolik të paqes, të nënshkruar nga Ukraina me vendet e Azisë Juglindore.

“Ne jemi të kënaqur që gjatë kryesimit kamboxhian nënshkrimi u bë realitet dhe konsensusi u sigurua”, tha Kuleba.

“Ne e marrim atë si një mesazh mbështetjeje politike nga vendet e ASEAN për Ukrainën”, shtoi ai.

Traktati për Miqësinë dhe Bashkëpunimin në Azinë Juglindore i angazhon nënshkruesit për “respektim të ndërsjellë për pavarësinë, sovranitetin, barazinë, integritetin territorial dhe identitetin kombëtar të të gjitha kombeve”./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like