Plori: Nuk kishim motivim si ndaj Kukësit, duhet të qëndrojmë pozitiv

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Vllaznia nuk arriti dot të mbante pozicionin e tretë në renditjen e Superiores që të siguron një vend për kupat europiane. Ekipi i Plorit u mposht me rezultatin 3-1 nga Tirana dhe pas ndeshjes, vetë trajneri i shkodranëve u ndal përpara mikrofonave të Supersport për të komentuar takimin.

“Një ndeshje për të ardhur keq, në vend që të ishim ne të motivuar, ndodhi e kundërta. Nuk kishim të njëjtin motivim si ndaj Kukësit. Ndoshta menduan se do ta kishin të lehtë ndaj Tiranës, për shkak se janë shpallur kampion. Ne duhet të ndërtojmë shumë që të shënojmë. Cilësia ka të bëjë shumë te pjesa e sulmit. Seferi na vuri shumë në vështirësi”.

LOJTARËT- “Lojtarët duhet të jenë energjikë, sepse jemi në finalen e Kupës dhe duhet të jenë më kokën lartë. Pjesa më e madhe kanë luajtur shumë ndeshje, duhet të jemi pozitiv, kjo skuadër ka 2 vite që po bën mirë. Duhet të jemi më agresiv dhe entuziast dhe të jemi më tepër cinikë”.

PROBLEMET- “Nuk shfrytëzojmë rastet që na krijohen, ajo është pjesa që më vret më shumë. Në 3-4 raste të pastra, të paktën të shënojmë një gol. Kemi shënuar shumë pak, në qoftë se nuk shënon, është e vështirë të fitosh ndeshjen.

Shikoj nervozizëm në repartin e mbrojtjes. Edhe në momentet kur humbasim rastet, ka shenja që tregojnë humbje besimin. Me finalen e Kupës, kemi gjithë sezonin në dorë”. /oversport.tv

You may also like