Plori: I bie të jetë budalla arbitri kur anulon atë gol! Vendim i dyshimtë

by admin
Spread the love

Vllaznia u ndal në barazim 0-0 me Partizanin dhe në fund pati shumë polemika për një gol të anuluar të Ante Aralica. Trajneri Elvis Plori pas ndeshjes tha: “E çuditshme është fakti që dëgjoj që thuhet se nuk është mirë të flitet për gjykimin, por ai e shkoi e pa dhe e anuloi. Kjo është me dashje, i bie të jetë budalla”.

“Rezultatet në Kupë një gol i ndan, rezultatet i ndan ky gol që anuloi arbitri. Është shumë dyshuese kur sheh që ai shkon e sheh pamjet në VAR, dhe anulon golin… Duhet të gjejmë forcë te ky gabim i arbitrit, t’i motivojmë lojtarët nga ky gol i rregullt.

Ishte e njëjta situatë te ndeshje me Egnatian, u pa në VAR. Jam munduar ta qetësoj situatën, që të mos tregojmë tension”, shtoi Plori në Supersport.

“Goli i shënuar? Momente entuziazmi, të gjithë po festonim, pasi një gol bën diferencën në këto lloj ndeshjesh. Isha i sigurt se do e jepte gol arbitri edhe pasi ta shihte në VAR. Kjo është e çuditshme.

Ishte një ndeshje me maturi, e studiuar mirë, donim ekuilibër në fushë. Luanim jashtë dhe donim rezultat pozitiv. Ndeshjet e kampionatit janë të ndryshme“, përfundoi trajneri i Vllaznisë, Elvis Plori. / oversport.tv

You may also like