Plori: Është pika e kthesës, një moment i veçant për mua

by admin
Spread the love

Vllaznia do të përballet në Kupën e Shqipërisë kundër Laçit pasi mposhtën në mposhtën në gjysmëfinale ekipin e Partizanit. Pas ndeshjes, trajneri Plori u shfaq shumë i lumtur dhe i intervistuar nga Shqip dha edhe përshtypjet e tij të para për sa i përket këtij takimi.

“Të them të drejtën është moment i veçantë si për mua, edhe për trajnerin Mehmeti. Kuptohet situata e sikletshme se është mundi i gjithë vitit, duke filluar nga presidentët e deri te ne.

Kuptohet se si funksionon futbolli në Shqipëri se kush nuk del në Europë nuk ka shumë ndihmë financiare ndaj trysnia ka qenë ë madhe. Duhet të përgëzoj edhe Tanin për punën që ka bërë, do të kisha edhe unë atë gjendje nëse do të ishte ai këtu”.

NDESHJA- “Ndeshjet e Kupës kanë një specifikë në vete, duhet të jemi të kujdesshëm. Tentova pak më shumë pas dëmtimit të Da Silvës dhe ndihmesa e tifozerisë i jepte pak entuziazëm skuadrës”.

TIFOZËT- “Tifozeria është e ndjeshme në Shkodër, nëse nuk vijnë rezultatet. Tifozeria është e ndjeshme, nëse ishin të pranishëm kishte arsye plus. Ndeshja e parë kishte polemika ndaj menduam ta shfrytëzonim për të afruar tifozët. Ata janë përgjigjur, janë të mrekullueshëm, se Shkodra ka kulturë më vete me tifozët. Janë të ndjeshëm por sot ishin të mrekullueshëm dhe falë tyre dolëm sot në finale.

PIKA E KTHESËS- “Mund të quhet pikë kthese, por skuadra me përjashtim të ndeshjes së Egnatias nuk është se ka bërë futboll keq. Edhe në Tiranë me Partizanin nuk kemi bërë keq, por na mungoi entuziazmi. Edhe ndeshja me Kastriotin për 70 minuta nuk ishte e keqe, e kam analizuar dhe mund ta fitonim. Kjo ndeshje na ndihmon ne nga ana psikologjike dhe lojtarët, na entuziazmon më tepër të shkojmë me bindje e kjo situatë të na rrisë besimin në skuadër”. /oversport.tv

You may also like