Plisat pretendojnë se trajneri i Prishtinës ka kërcënuar prindin e një futbollisti – publikojnë video dhe mesazhin kërcënues

by admin
Spread the love

Plisat kanë publikuar një video në rrjetet sociale, në të cilën shihet se si trajneri i juniorëve të Prishtinës, Leotrim Krasniqi, hynë brenda një postë në kryeqytet, shkruan Insporti.com.

Sipas tyre, trajneri trajneri Krasniqi ka kërcënuar babain e një futbollisti nëpërmjet një mesazhi.

“Plisat kanë publikuar mesazhin që sipas tyre e ka shkruar dhe dërguar trajneri Krasniqi tek babai i ndonjë futbollisti që ai ka në skuadër.

Tifo grupi “Plisat” kanë paralajmëruar trajnerin në fjalë se nuk i garantojnë siguri në qytet e askund.

Krasniqi sezonin e kaluar ishte trajner i Besës të Pejës. /Insporti.com/

Ky është njoftimi i tyre:

Personi në foto dhe në video është Leotrim Krasniqi – trajner i juniorave të klubit futbollistik PRISHTINA. Ky person siç shihet në video hyn në postë dhe prej një numri të panjohur i dërgon sms babaut të njërit prej lojtarëve junior të Prishtinës. Në sms e keni dhe e shihni përmbajtjen kërcënuese që e posedon, andaj prej këtij momenti PLISAT nuk i garantojnë siguri në qytet e askund tjetër personit në fjalë – Leotrim Krasniqit.Ky person i cili kërcënon prindin dhe familjen e lojtarit nuk ka vend ASKUND në Prishtinë, shpresojmë që këto raste të tilla do të dënohen gjithmonë! Ne u qëndrojmë PRAPA gjithmonë atyre që ua dojnë të mirën Prishtinës, e sidomos lojtarëve të cilët i mbrojnë ngjyrat bardh e kaltër!

You may also like