Platini kërkon të rikthehet në futboll: Kam shumë ide të reja

by admin
Spread the love

Michel Platini, ish-futbollisti legjendar dhe presidenti i UEFA-s deri pak vite më parë, bëri disa deklarata për RMC Sport, ku la të kuptonte  dëshirën e tij për t’u rikthyer në futboll.

“Unë jam gjithmonë i apasionuar pas lojës. Kam bërë gjithçka për këtë sport, opinionist, nënkryetar i Nancy, president i UEFA-s, zëvendës president i FIFA-s. Kam nevojë për diçka të re dhe kam shumë ide”.

I pyetur për mundësinë që ai të kandidojë për presidentin e Federatës Franceze të Futbollit, Platini nuk e hedh poshtë mundësinë, edhe pse tregon skepticizmin e tij: “Është e komplikuar. Për momentin ka një president (Noel Le Graet), por le të shohim. Nga këndvështrimi im nuk mendoj kështu, por nëse më kërkojnë, nuk i dihet”. /oversport.tv

Foto: Juventus, Facebook

You may also like