Plasin polemikat për 3 kartonët e kuq të Lacios kundër Milanit, ish-arbitri Mareli: Ja ku gaboi Di Belo dhe VAR-i

by admin
Spread the love

Supersfida mes Lacios dhe Milanit, krijoi polemika të shumta, teksa 3 lojtarë të skuadrës kryeqytetase u ndëshkuan me karton të kuq, duke bërë që ekipi i Sarrit ta mbyllte sfidën me 8 lojtarë.  

Në një reagim të bërë për DAZN pas ndeshjes, ish-arbitri Luka Mareli u shpreh se kartoni i kuq i tretë i dhënë për mesfushorin francez Guenduzi, për një reagim ndaj Pulisiç la shumë dyshime. Sipas tij kishte elemente për një ndërhyje nga VAR për të anuluar përjashtimin. Mareli është i mendimi se gjesti i mesfushorit francez nuk ishte për karton të kuq.  

595f93224a1685d7c6ab591c64b4e86a-56466-oooz0000

“Për mendimin tim, kishte elemente për një ndërhyrje VAR për të anuluar përjashtimin e Guenduzit. Nuk ka asnjë gjest që të çon në karton të kuq. Nuk kishte asnjë gjest të dhunshëm. Ai e meritonte kartonin e verdhë, por nuk ka arsye për kartonin e kuq”, u shpreh ish-gjyqtari.  

PANORAMASPORT.AL

You may also like