Plas te Dortmundi, Marko Rojs ngre klane në klub për të shkarkuar trajnerin

by admin
Spread the love

Marko Rojs hoqi dorë nga shiriti i kapitenit në fund të ciklit 2022-2023, çka befasoi jo pak tifozët verdhezinj. Në vigjilje të sezonit aktual, 34- vjeçari është detyruar të pranojë minuta me pikatore, por që nuk janë përtypur mirë. Pikërisht situata në fjalë ka ndezur “gjakrat”.

“Sky Sport.de” zbërthen prapaskenën në kampin e vërdhezinjve. Marko Rojs, i pakënaqur, ka filluar të krijojë klane kundër Terziçit, me qëllim shkarkimin e këtij të fundit.

Mbyllja e aventurës me klubin e zemrës në pankinë do të rezultonte fundi i hidhur për Rojsin, por që në trajtën aktuale, ai nuk ka alternativë tjetër, nëse nuk ikën trajneri 41-vjeçar.

PANORAMASPORT.AL

You may also like