Plas sherri në emision mes sekretarit të Partisë Komuniste dhe Alibeajt: E di shumë mirë nipi i kujt je

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Urimi i festës së Pavarësisë me foton e diktatorit Enver Hoxha nga deputetit Bujar Çela u soll sërish në vëmendje mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Open”. Sekretari i Partisë Komuniste në Shkodër , Gjon Bruci mbështeti veprimin e Çelës, ndërsa shtoi se 70% e shqiptarëve duan që të kthehet komunizmi.

“Mbi 70% sot kërkojnë kohën e Enver Hoxhës dhe Bujar Çela vjen nga baza ndaj ka këto mendime. Alibeja ka 30 vjet bashkë me Milon i kanë pas zyrat dhe mund të hapnin dosjet e thonit që Bruçi ka dënuar këtë dhe këtë. Ne qeshim me njeri-tjetrin. Çela thotë një të vërtetë të thjeshtë që nëse ka një person që gjyshi apo gjyshja ka drejtuar luftën le të vijë këtu. A e kuptoni që në Shkodër nuk festohet 29 Nëntori, Këtu bëhet fjalë për të zhdukur luftën. Alibeaj e di shumë se nipi i kujt është”, u shpreh Gjon Bruçi.

Ndërkohë Enkelejd Alibeaj u revoltua me deklaratën e Bruçit, duke thënë se ne jemi një shoqëri fatkeqe, madje në një moment i ka kërkuar drejtueses së emisionit që t’i ndërpresë fjalën këtij të fundit.

“E kupton sesa ke keq është shoqëria shqiptare që u jep hapësirë fantazmave të tilla. Kjo shoqëroi ka 30 vite që nuk ka bërë asnjë akt pendese për aktet që ka bërë. E kuptoni sesa fatkeq jemi, do e mbyllësh gojën ti tani se të dëgjova. Keqardhje për brezat që po rriten tani me këtë frymë. 30 vite tranzicion i stërzgjatur, nuk e dimë sesa ka të internuar. Ne si shoqëri duhet ta kalojmë këtë të gjithë. Ne kemi frikë që të hapim dosjet. PS sa ka ardhur ka shfrytëzuar ligjin”, tha Alibeaj.

You may also like