Plani kundër Spanjës, Edy Reja zgjedh dy “grabitqarë” për sulmin

by admin
Spread the love

Shqipëria përballet me Spanjës të shtunën në miqësore dhe trajner Edy Reja po mendon për planin e këtij dueli, që sigurisht është shumë i vështirë.

Italiani pritet të hedhë në fushë një skuadër të ekuilibruar dhe nga ana tjetër dëshiron edhe ta kapë keq kundërshtarin me kundërsulme.

Për ta bërë këtë, ai po mendon të aktivizojë në sulm dy lojtarët më të shpejtë që ka. Bëhet fjalë për Armando Brojën dhe Myrto Uzunin.

Sulmuesi i Southampton e ka treguar që është shumë problematik për mbrojtësit kundërshtarë në hapësira dhe kjo është një ndeshje për të.

Uzuni gjithashtu njihet për shpejtësinë e tij. Reja i ka provuar gjatë stërvitjeve të dy në sulm, por për formacionin sigurisht që duhet të presin të gjithë, pasi ka edhe tre seanca në dispozicion. / oversport.tv

Foto: Federata Shqiptare e Futbollit, Facebook

You may also like