Plani i BE-së për rindërtimin e Ukrainës me pasuritë e rusëve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

ashkimi Evropian po e shqyrton mundësinë e sekuestrimit të aseteve ruse të ngrira nën sanksionet për luftën e Moskës kundër Kievit.

Kjo mund të bëhet me qëllim që këto asete të përdoren për rindërtimin e Ukrainës.

BE-ja ka sanksionuar më shumë se 1.200 individë dhe 100 entitete për destabilizimin e Ukrainës që nga aneksimi i Krimesë nga Moska më 2014.

Pas nisjes së luftës në Ukrainë, BE-ja futi në listën e zezë presidentin Vladimir Putin, ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov, dhe oligarkë rusë.

Këtyre njerëzve tani u është ndaluar të vizitojnë BE-në dhe pasuritë e tyre në bllok janë ngrirë, por nuk konfiskohen për t’u shitur, për shkak që për ta bërë këtë në shumicën e vendeve anëtare kërkohet një dënim penal.

Deri më tani SHBA-ja ka ngrirë ose bllokuar më shumë se 30 miliardë dollarë asete të sanksionuara të rusëve.

Ndërsa Komisioni Evropian ekzekutiv i BE-së ka raportuar 13.9 miliardë euro të aseteve të oligarkëve rusë të bllokuara në BE.

Rruga Press

You may also like