Plani i Barcelonës për rinovimin, oferta për Ronald Araujo nuk rritet më

by admin
Spread the love

Ronald Araujo është në planet e Barcelonës për të ardhmen. Qendërmbrojtësi është duke bërë nëj sezon të mirë dhe në El Clasico-n e fundit shënoi edhe një gol në portën e Real Madrid.

Kontrata e tij është deri më 30 qershor 2023 dhe katalanasit duan të rinovojnë me të, por ka shkelur politikat e reja për pagat.

Barcelona e ka njoftuar menaxherin e Araujo, se oferta e fundit që i kanë bërë nuk do të ndryshojë. Klubi i LaLiga i ka propozuar marrëveshjen e re, prej së cilës do të përfitojë 3-fish më shumë.

Gjithsesi nga Anglia Araujo ka marrë oferta më të mira nga Chelsea dhe Liverpool. Londinezët kanë probleme dhe ndoshta mund ta dalin nga gara, por “The Reds” po mendojnë ta transferojnë uruguaianin. / oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Facebook

You may also like