Planet për Super League, Ceferin thumbon: Pas pandemisë përdorin luftën

by admin
Spread the love

Juventus, Real Madrid dhe Barcelona ende besojnë te krijimi i Super League. Presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin, u ka dhënë një tjetër mesazh dhe sigurisht ka edhe “thumbim” brenda tij.

“Klubet janë të lira të krijojnë turneun e tyre, por mos të presin të konkurrojnë në aktivitetet e UEFA-s. Ata përdorën një pandemi, tani përdorin një luftë”, tha fillimisht kreu i qeverisë europiane të futbollit, gjatë “Business of Football Summit” të organizuar nga Financial Times.

Në lidhje me luftën në Ukrainë, Ceferin ka shtuar: “Askush nuk e priste një luftë në mes të Europës. Edhe ne po lëvizim si UEFA. Kam qenë në telefon për 48 orë me lojtarë dhe trajnerë për t’i ndihmuar ata të largohen nga Ukraina.

Është e vështirë të shpjegohet se sa të vështira kanë qenë këto biseda. Një nga lojtarët që u largua nga Ukraina erdhi direkt në shtëpinë time.

Duhet të punojmë shumë për të bërë pjesën tonë. Shpresojmë që lufta dhe kjo ccmenduri të ndalet sa më shpejt”, u shpreh Ceferin. / oversport.tv

You may also like