Plan masash për rritjen e çmimeve, Rama mbledh nesër në mëngjes qeverinë

by admin
Spread the love

Brenda javës Kryeministri Edi Rama, tha se do të lançojë paketën e posaçme për mbrojtjen e shtresave në nevojë dhe biznesin e vogël nga rritja e çmimeve. E ndërsa të gjithë presim për planin e masave që do të ndërmerret edhe për t’i bërë ballë krizës së mundshme energjetike, kryeministria bën me dije se nesër në mëngjes Rama do zhvillojë mbledhje me Ministrat në orën 09:00. Në përfundim të mbledhjes Rama, do të ketë një komunikim për mediat, ku me shumë mundësi do të shpalosë planin e masave.

Lajmi për ngritjen e një grupi ndërinstitucuional, për të menaxhuar dhe monitoruar çdo moment ecurinë e situatës energjetike u njoftua nga zv. Kryeministri Arben Ahmetaj pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave një ditë më parë.

Situata energjetike në vend është konseguencë e krizës globale. Në një treg global ekonomia influencohet drejtpërdrejtë nga situata globale, sidomos për mallra që kuotohen në bursa apo që lidhen drejtpërsëdrejti me import-eksportin. Kryeministri ka ngritur një grup ndërinstitucuional për të menaxhuar dhe monitoruar çdo moment ecurinë e situatës energjetike. Vala e çmimeve ndërkombëtare sigurisht që prek edhe brigjet e Shqipërisë, por ne jemi të gatshëm të mbrojmë konsumatorin familjar dhe biznesin e vogël. Shumë shpejt brenda javës Kryeministri do të shpalosë vetë platformën për mbrojtjen e konsumatorit familjes dhe sipërmarrjen e vogël”, u shpreh Rama.

Paralajmërimin e krizës energjetike, Rama e bëri 4 ditë më parë në një deklaratë të papritur. Duke qenë se bota aktualisht po vuan një krizë energjetike, pasojat siç tha Rama po fillojnë të ndihen edhe në Shqipëri. Vala e rritjes së çmimeve në vendin tonë, ka sjellë edhe rritjen e ushqimeve të shportës, bukës dhe të naftës e gazit.

You may also like