Pirlo: Si lojtar i kam realizuar të gjitha ëndrrat, si trajner akoma asgjë

by admin
Spread the love

Andrea Pirlo është një nga lojtarët që kanë bërë historinë e futbollit italian dhe jo vetëm, ndërsa së fundmi është futur në “Hall of Fame” të futbollit italian. Ish-tekniku i Juventusit foli gjatë eventit ku zbuloi edhe ëndrrat e tij për të ardhmen.

“Pasioni i çdo fëmijë të bën që të duash të arrish gjithmonë më shumë. E kma nisur me një top në shtëpi e më pas kam kërkuar të bëhem gjithnjë e më i madh. I kam realizuar të gjitha ëndrrat që kisha”.

ËNDRRA E RADHËS- “Ka kaq shumë për të arritur, në punën e dytë (si trajner) që vendosa të filloj nuk kam bërë ende asgjë. Shpresoj ta bëj së shpejti”.

TONALI- “Figura kryesore e Milanit, ai thjesht duhej të priste. Bravo Piolit dhe shoqërisë. Pastaj dikush që është i mirë e tregon veten në fushë”. /oversport.tv

Foto: juventus.com

You may also like