Pioli zbulon “recetën” për të ndalur Mbappe: Duhet të jemi skuadër!

by admin
Spread the love

Milan luan të mërkurën në mbrëmje një transfertë delikate në Champions League teksa sfidon Paris Saint-Germain.

Kuqezinjtë janë në një grup të komplikuar ku bën pjesë edhe Newcastle me Dortmund, e pikët janë të domosdoshme për italianët.

Në konferencë për shtyp, trajneri Stefano Pioli u pyet veçanërisht për Kylian Mbappe dhe mënyrën se si mund të ndalet sulmuesi kryesor i francezëve. Pioli theksoi se nuk ka një formulë fikse për të ndalur Mbappe, por shtoi se Milani i tij duhet të tregohet një skuadër e vërtetë në fushë.

“Do të bëjmë shumë gabim nëse përqëndrohemi vetëm tek Mbappe. PSG është një skuadër e ndërtuar për të fituar Champions League. Numrat e Mbappe janë të shkëlqyer, dhe për ta ulur disi rëndësinë e tij në fushë, do të na duhet që ta mbajmë sa më shumë topin në zotërim.

Duhet të jemi shumë kompaktë dhe agresivë, do të na duhet të jemi një skuadër e vërtetë nga minuta e parë deri në fundin e ndeshjes”, u shpreh Pioli./ Super Sport


Top Channel

You may also like