Pioli: Vendi i parë? Nuk është kjo renditja e vërtetë, Kessie është i qetë

by admin
Spread the love

Milani kërkon që të fitojë në “Arechi” përballë Salernitanës, që të qëndrojë në krye të Serie A edhe për një javë tjetër. Kuqezinjtë kërkojnë vazhdimësi në rezultate, që të arrijnë objektivat sezonalë.

“Është një ndeshje e vështirë sepse do të përballemi me një skuadër që ka ndryshuar gjithçka, edhe trajnerin. Nuk e nënvlerësojmë Salernitanën, por nuk e dimë se çfarë formacioni do të hedhë në fushë Nicola.

Vijnë nga dy rezultate pozitive dhe ne duhet të jemi shumë të përqendruar”, ka thënë Pioli në konferencën për shtyp në prag të kësaj sfide.

Titulli-“Kjo nuk është renditja e vërtetë, sepse Interi dhe Atalanta kanë një ndeshje mangët. Duam tu japim vazhdimësi paraqitjeve tona. Ka presion kur je në krye, por është një kënaqësi, sepse tregon se jemi rritur dhe skuadra është gati për të reaguar.

Mungojnë edhe 13 ndeshje deri në fund të kampionatit, janë shumë pikë në lojë. Ne jemi të përqendruar dhe do të japim maksimumin në çdo ndeshje për të grumbulluar sa më shumë pikë që të jetë e mundur. Objektivi është që të grumbullojmë më shumë pikë se vitin e kaluar”.

Mungesat-“ Ibrahimovic është më mirë. Në fundjavë do të fillojë vrapimet, nuk e dimë se kur do të bashkohet me grupin. Rebic është çdo ditë e më mirë. Është shumë i rëndësishëm për ne dhe gati për të dhënë kontributin e tij”.

Kessie– “Është i qetë dhe i përqendruar siç ka qenë gjithmonë. Situata është pozitive për të dhe të gjithë skuadrën që është e bashkuar”. / Oversport.tv

You may also like