Pioli: Objektivi është të ritemi, mezi po presim të fillojë sezoni i ri

by admin
Spread the love

Stefano Pioli është gati të rifillojë sezonin e ri të Serie A si kampion i Italisë. Tekniku i Milanit, pasi mësoi për kalendarin e ri të Serie A dha edhe komentet e tij mbi sezonin e ri që mund ta ndiqni ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Do të jetë një fillim sezoni konkurrues, por megjithatë ne e dimë shumë mirë se kalendari varet mbi të gjitha nga paraqitjet tona. Nuk është e rëndësishme me kë do të përballemi, do të bëjë diferencën niveli i ndërgjegjësimit.

Gjithashtu edhe dëshira për t’u rikthyer në lojë të fortë pas një sezoni të kënaqshëm ku u shpallëm kampion dhe për dashurinë që na është dhënë nga e gjithë bota. Objektivi është të rritemi. Mezi po presim që të rifillojmë”. /oversport.tv

You may also like