Pioli gëzohet prag PSG-së, Milan-it i bashkohen tre emra të rëndësishëm

by admin
Spread the love

Trajneri Stefano Pioli është gëzuar këtë të hënë, pasi në stërvitjen e grupit të Milan, në prag të ndeshjes së Champions League ndaj Paris Saint-Germain janë bashkuar tre lojtarë të rëndësishëm.

Të pranishëm në seancën stërvitore sot ishin edhe Christian Pulisic, Theo Hernandez dhe Samuel Chukwueze, të cilët duket se i kanë kaluar problemet fizike dhe do të jenë në dispozicion të Piolit për nesër.

Ndërsa lojtarët që do të mungojnë për shkak të problemeve fizike në takimin Milan-PSG janë: Simon Kjaer, përveç munguesve afatgjatë Kalulu, Sportiello, Bennacer dhe Caldara. /Supersport


Top Channel

You may also like