Pioli: Duhet një paraqitje me intensitet dhe cilësi, jemi 1 pikë mbi Interin  

by admin
Spread the love

Pas fitores shumë të rëndësishme ndaj Empolit dhe para ndalesës së fundit kombëtare, Milani do të angazhohet në Unipol Domus ndaj Cagliarit. Stefano Pioli dha konferencën e tij në prag të sfidës ku shpjegoi edhe situatën ku ndodhet ekipi.

“Të gjitha përvojat që kemi pasur duhet të na shërbejnë. Të gjitha skuadrat kanë motivime të mëdha dhe qëllime të mëdha, ndaj duhet t’i kushtojmë vëmendje gjithçkaje. Duhet një paraqitje në kulmin e intensitetit dhe cilësisë, sepse Cagliari luan futboll shumë agresiv”.

EKIPI- “Ishte një javë ndryshe, sepse u stërvitem çdo ditë. Punuam mirë. Sinqerisht nuk kemi folur për klasifikimin, por jemi të fokusuar në situata që nuk jemi shumë preciz”.

IBRAHIMOVIC- “Ai është padyshim më mirë se një javë më parë. Ai bën shumë punë të individualizuar për trupin e tij tani. Minutat e tij janë shtuar, pastaj do të shohim se çfarë zgjedhje do të bëjmë.”

ÇFARË KA SJELLË GIROUD- “Giroud ka dhënë cilësi, karakter dhe thellësi teknike. Ai po jep shumë në grupin tonë. Nëse deri më tani kemi bërë 98, tani duhet të bëjmë 99 dhe më pas 100. Pres më të mirën nga të gjithë.”

GOLAT E PAKTË- “Po tregohemi solidë si skuadër në fazën kur nuk e kemi ne kontrollin e topin. Nuk po shënojmë shumë, por kemi shumë lojtarë që mund të shënojnë. Ndeshjet janë të hapura për të gjithë dhe detajet bëjnë diferencën. Duhet të jemi të kujdesshëm në gjithçka, duke përfshirë edhe shënimin e disa golave ​​të tjerë”.

MILANI ZOT I FATIT TË VETË-  “Të gjithë janë Zot të fatit të tyre. Praktikisht jemi vetëm një pikë përpara Interit, ndoshta Atalanta po humbet disa pikë. Ne duam të fitojmë nesër, i dimë vështirësitë. Napoli, nga pikëpamja e kalendarit, nuk do të jetë e lehtë. Duhet të mendojmë vetëm për të nesërmen, vetëm kështu mund të shkojmë përpara”.

GJENDJA FIZIKE- “Ne jemi mirë fizikisht dhe mendërisht. Është gjëja më e rëndësishme”.

SEKRETI- “Sekreti im është marrëdhënia me Maldinin, Massara dhe Gazidis dhe disponueshmëria e lojtarëve të mi”. /oversport.tv

You may also like