Pioli: Derbi me Interin “thika” e sezonit, Milani u bë rrugës më i forti

by admin
Spread the love

Stefano Pioli doli kampion me Milanin për herë të parë dhe së fundmi ka dhënë një intervistë për programin “Che Tempo Che Fa” në RAI 3. Tekniku italian veçon momentet më pikante të sezonit dhe fillimisht ia nis me kritikat e nënës së tij.

“Emocionet e nënës? Ajo është shumë e lumtur, këmbëngul shumë për të më dhënë këshilla, por e bën me mirësi. Janë gjithmonë kritika konstruktive dhe ndonjëherë ajo edhe në të vërtetë ka të drejtë”.

“Eksperienca më e këndshme te Milani ka qenë që tifozët më pranuan për atë që jam. Kam dhënë gjithçka nga vetja në atë që bëj dhe dashuri e tyre më ka mbushur me gëzim”.

“Humbja në derbin e Kupën? Ishte momenti më i keq i sezonit. Ne donim të vazhdonim garën për tiull dhe kishim Lazion menjëherë në kampionat. Në fund e mbyllëm duke i fituar të gjitha ndeshjet”.

“Nuk e nisëm sezonin duke qenë skuadra më e fortë, por u bëmë më të fortët gjatë sezonit. Klubi tregoi një organizimin dhe planifikim të mirë. Lojtarët gjithashtu vazhdimisht e sfiduan veten. Mendoj se duhet të vazhdojmë në këtë rrugë”, tha Pioli. / oversport.tv

You may also like