Pinto ka gati surprizën për Mourinhon, pritet ish-mesfushori i Interit

by admin
Spread the love

Edhe pse tha se nuk pret më lojtarë të tjerë nga merkato e janarit, Jose Mourinho tha gjithashtu se merkato mbyllet më datën 31, duke lënë hapësirë për një surprizë të fundit. Si pasojë, La Gazzetta dello Sport ka zbuluar një prapaskenë të merkatos për drejtorin sportiv të Romës, Tiago Pinto.

Sipas prestigjiozes italiane, ai është takuar në ditët e fundit me Marcelo Simonian. Ky i fundit është agjenti i Javier Pastore dhe Ever Banega. Është pikërisht ky i fundit që konsiderohet nga Mourinho se mund të ndihmonte ekipin me eksperiencën e tij.

Argjentinasi aktivizohet aktualisht te  Al-Shabab dhe mundësia që të rikthehet sërish në Europë e tundon jo pak. Kështu, argjentinasi pritet të zbarkojë në kryqyetetin italian në ditët e fundit të merkatos.

Më parë Banega është aktivizuar në Serie A në një sezon. Në sezonin 2016-2017 ai u aktivizua me Interin, por pa lënë shumë shenjë në ekipin zikaltër. /oversport.tv

You may also like