PHENIAN – Motra e Kim Yong-un kërcënon të përdorë armë bërthamore kundër Koresë së Jugut

by admin
Spread the love



PHENIAN, 5 prill /ATSH-ANSA/- Koreja e Veriut do të përdorë armët e saj bërthamore për të “eliminuar” ushtrinë e Koresë së Jugut në rast të një sulmi parandalues ​​nga Seuli: është paralajmërimi i Kim Yo-jong, motrës së fuqishme të liderit Kim Jong-un, i përhapur nga media shtetërore.

Qëndrimi i motrës së liderit, gjithnjë e më qendror për strukturat e pushtetit të Phenianit, u maturua kur Koreja e Veriut rifilloi testet mbi armët që shkelin sanksionet ndërkombëtare dhe rezolutat e OKB-së, me ICBM-në e parë të lëshuar nga viti 2017.

Suh tha se ushtria e Koresë së Jugut kishte raketa me “aftësinë për të goditur me saktësi dhe shpejt çdo objektiv në Korenë e Veriut nëse ka shenja të dukshme të lëshimit të raketave”.

Koreja e Veriut do të festojë 110 vjetorin e lindjes së themeluesit Kim Il-sung, gjyshi i liderit aktual Kim më 15 prill: ditëlindja e ‘presidentit të përjetshëm’ është një nga ato ngjarje që Pheniani zakonisht feston me parada ushtarake mbresëlënëse, teste të mëdha të armëve ose lëshime satelitore. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRama: Rindërtohet kopshti i Varoshit, tjetër hapësirë me kushte optimale


You may also like