PHENIAN – Kim Jong Un vendos objektiva të reja për mbrojtjen

by admin
Spread the love

PHENIAN, 28 dhjetor /ATSH-DPA/  – Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka vendosur një sërë synimesh të reja për të rritur aftësitë mbrojtëse të vendit në vitin 2023 njoftuan mediat shtetërore.

Në raportin e tij, të paraqitur në ditën e dytë të një mbledhjeje plenare të Komitetit Qendror të Partisë, Kim analizoi “situatën e re të diskutueshme të krijuar në gadishullin Korean dhe situatën politike ndërkombëtare”, njoftoi agjencia shtetërore KCNA.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut përcaktoi “orientimin e luftës kundër armikut … për të mbrojtur sovranitetin dhe interesat kombëtare”, si dhe “objektivat e reja kyçe për të forcuar aftësinë e vetë-mjaftueshme të mbrojtjes”.

KCNA nuk specifikoi se çfarë saktësisht do të përfshijnë këto qëllime të mbrojtjes, por Kim së fundmi tha se ‘’vendi i tij dëshiron të ketë forcën më të fortë bërthamore në të ardhmen’’.

Njoftimi vjen në një kohë të tensioneve të rritura në gadishullin Korean, pasi Koreja e Veriut ka testuar disa herë raketa me aftësi bërthamore këtë vit, në kundërshtim me rezolutat e OKB-së.

Pheniani është subjekt i sanksioneve të ashpra ndërkombëtare për shkak të programit të tij të armëve bërthamore.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like