Petkovski: Bullgaria reagon nën panik pasi nuk mund ta fitojë Maqedoninë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg





Bullgaria reagon dhunshëm, sillet si shtet i fuqishëm dhe ndërhyn në punët e brendshme të një shteti sovran si Maqedonia, thotë ish-kryetari i PRSD-së, Tito Petkovski, duke komentuar marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Ai e vlerëson veprimin e Bullgarisë në rastin e Hristijan Pendikov si të dhunshëm dhe të pacipë.

“Një veprim i pacipë dhe i dhunshëm i presidentit të Bullgarisë dhe Qeverisë bullgare për një shtetas maqedonas që u rrah në Maqedoni, u dërgua një aeroplan special për ta trajtuar atje, që është precedent në marrëdhëniet ndërkombëtare. Bullgaria humbi shumë në sytë e opinionit ndërkombëtar me atë lëvizje”, tha Petkovski.

Ai thekson se Bullgaria është në një gjendje shumë të keqe dhe se ekziston rreziku për pezullimin e anëtarësimit të këtij vendi në Këshillin e Evropës.

“Bullgaria po reagon në panik, po e humb tokën nën këmbë, sepse nuk mund ta fitojë Maqedoninë”, tha Petkovski, duke shtuar se politika e saj në marrëdhëniet me shtetin duhet të ndryshojë.







Artikulli paraprakUNICEF i ofron ndihmë Iranit pas shfaqjes së sëmundjes “misterioze” nëpër shkolla
Artikulli tjetërPajtohen Luizi e Kiara, “rrjedhin” puthjet e përqafimet mes tyre




You may also like