Peticionet pa efekt në Kosovë, institucionet nuk përfillin qytetarët

by admin
Spread the love

Nënshkrimet e qytetarëve, apo siç njihen
ndryshe si peticione, nuk është që po përfillen aq shumë nga institucionet e
Kosovës. Një i tillë së fundmi është iniciuar nga disa qytetarë, që kërkojnë
lejimin e mjeteve nga Trusti Pensional, raporton Ekonomia Online.

Analistët në vend, thonë se peticionet
asnjëherë nuk janë marrë për bazë nga vendimmarrësit.

Analisti politik, Gazmir Raci, ka kërkuar që
kërkesat e qytetarëve të zgjidhen në Kuvend, dhe se për peticionet thotë se po
jenë të paefektshme.

“Peticionet janë instrumente demokratike që në
çdo vend normal shfrytëzohen nga ana e qytetarëve për të ngritur çështje të
caktuara nga institucionet që ofrojmë zgjidhje të problemeve. Unë do isha më i
koncentruar dhe do të dëshiroja që çështja e këtyre kërkesave, problemeve të
zgjidhej nga Kuvendi i Kosovës sepse deputetët janë përfaqësuesit e popullit të
zgjedhur nga kjo trupë elektorale. Deri tani asnjë peticion me sa unë jam në
dijeni nuk është marrë seriozisht në konsideratë apo nuk janë zgjidhur kërkesat
që janë ngritur nga ana e peticioneve”, tha Raci.

Se peticionet nuk janë marrë për bazë as në të
kaluarën, Raci e përmend mbledhjen e 100 mijë nënshkrimeve kundër Asociacionit.
Kjo dosje qytetare me 100 mijë firma kishte kaluar edhe në seancë plenare, por
nuk ishte votuar.

“Kishte peticione në të kaluarën me mbi 100
mijë nënshkrime por nuk janë marrë për bazë nga ana e institucioneve në të
kaluarën andaj koncentrimi më i mirë dhe presioni do të duhej të bëhej tek
institucionet e Kuvendit të Kosovës që përmes nismave legjislative në kuvend të
bëhej ndryshime të çfarëdo lloj natyre. Nëse nuk ka asnjë peticion që
institucionet ti marrin për bazë kërkesat atëherë i bie edhe vlera dhe nuk ka
kuptim që të shkohet më përmes kësaj forme. Por nuk do të thotë që njerëzit nuk
kanë të drejtë për të kërkuar edhe përmes kësaj forme sepse është një ndër
format më demokratike të ngritjes së zërit të qytetarëve karshi institucioneve
vendimmarrëse”.

Se peticionet nuk kanë dhënë ndonjë efekt të
madh, e thotë edhe analisti tjetër, Bekim Kabashi. Ai kritikon politikën që nuk
po i merr për bazë kërkesat e drejtpërdrejta të qytetarëve. 

“Unë nuk mbaj mend se ndonjëherë ndonjë
peticion ka shkuar deri në fund ashtu në formën si është nisur. Jo çdoherë
politika e shfrytëzo drejtë këtë instrument sikur se instrumentet e tjera, ne e
dimë që politika nganjëherë manipulo si me protesta, madje edhe me votën e
qytetarit që përfaqësohet në Kuvend, në institucionin më reprezentativ në vend.
Nuk është që i mban premtimet për të cilën e merr votën. Abuzohet edhe me
peticionin mirëpo ai duhet të jetë aty dhe të shfrytëzohet kur është e
nevojshme”, tha ai.

E duke folur për iniciativën e fundit të
qytetarëve për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, Kabashi e vlerëson si të duhur.
Ai ka kërkuar që një gjë e tillë të lejohet dhe të mbetët në diskrecionin e
qytetarëve nëse duan apo jo t’i tërheqin ato mjete.

“Unë personalisht e kam mbështet tërheqjen e trustit sepse ajo nuk është e detyrueshme , nëse merret vendim në Kuvend që në bazë të ardhurave ose mjeteve të grumbulluara në Trust dikush të ketë mundësi t’i tërheq 10 për qind, 20 ose 30, për secilin prej tyre është në vullnetin e atyre qytetarëve që të vendosin se a duan me i tërheq apo jo. Por këtë rast është shumë e nevojshme që të shfrytëzohet. Kjo është në vullnetin e tyre, nëse dikush i ka kushtet mirë dhe nuk është se i duhet domosdo ajo pjesë e mjeteve atëherë i len aty”, tha tutje Kabashi.

You may also like