Petar Stojanov: BE-ja nuk i bën presion Bullgarisë për shkak të Maqedonisë së Veriut, por thjeshtë nuk e kupton

by admin
Spread the love

Ish-presidenti bullgar, Petar Stojanov shprehi pajtueshmëri parimore me deklaratat e mandatarit për përbërje të Qeverisë së re, Dimitar Kovaçevski lidhur me marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, në deklaratën e Stojanovit për bTV vlerësoi se për momentin duhet të dilet nga historia dhe përfundimisht në Bullgari duhet të arrihet konsensus nëse ka pasur fashizëm apo jo, sepse, siç theksoi, të gjithë kemi mësuar se në Bullgari ka pasur “monarkofashizëm”. Ai bëri thirrje të lexohen historianët nga ajo periudhë apo intelektuali i njohur Cvetan Toodorov i cili e ka thënë të njejtën.

Ish-presidenti bullgar, i cili atë detyrë e ka kryer prej vitit 1997 deri në vitin 2002, e ceki si shembull Luftën e dytë ballkanike në vitin 1913, kur njësia ushtarake bullgare ka ndëshkuar disa fshatra në rajonin e Tikveshit në të cilin kanë jetuar serbë.

Ai e komentoi afatin e vazhduar prej gjashtë muajve për zgjidhje të problemeve, nga ana e kryeministrit bullgar Kiril Petkov, duke cekur se politikanët me përvojë nuk vendosin afate.

“Më mirë është të mos punohet me afate, sepse mediumet fillojnë me numërimin dhe kur të vijë 15 qershori ata do të pyesin se çka ka bërë”, tha Stojanov.

Ish-presidenti bullgar theksoi se interesi nacional bullgar nuk është vetëm mbrojtja e bullgarëve maqedonas, por edhe Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE-së.

“Interesi nacional bullgar nuk është vektor i njëkahshëm, në të ka shumë dimensione, kështu që nuk është e saktë se jemi kundër hyrjes së Maqedonisë së Veriut në BE që ta mbrojmë interesin nacional bullgar. Nuk është korrekte të thuhet se BE-ja i bën presion Bullgarisë, por Unioni nuk e kupton”, theksoi Stojanov.

 

You may also like