Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 1.866 teste, ndërsa janë regjistruar 884 raste të reja me COVID-19.
Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 745 pacientë të shëruar nga COVID-19.
Gjatë 24 orëve është raportuar një i vdekur nga Shkupi (77 vjeç). Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë me COVID-19 nga “Termini Im”, janë regjistruar edhe 4 persona të vdekur, nga një në Strumicë, Shtip, Koçan dhe Gostivar. Personat e vdekur janë regjistruar në periudhën prej datës 29.06 deri më 25.07.2022.